NATO bazë në Kuçovë/ Intervista me Jeronim Bazo: Mundësi që Shqipëria të rizhvillojë avionët e saj

Report TV 2018-08-05

Views 3

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Jeronim Bazo, i ftuar në studion e Report Tv komentoi vendimin e NATO-s për të ngritur një bazë ajrore në ish-aeroportin e Kuçovës. Bazo tha se ajo do shërbejë si një bazë taktike ajrore nga ku avionët e Aleancës do kryejnë operacione, përgatitje si dhe patrullime të hapësirës ajrore. 50 milionë euro është parashikuar investimi fillestar për ndërtimin e bazës, ndërsa përfitimet sociale dhe ekonomike përllogariten të konsiderueshme.

Ish-shefi i Shtabit të FA, Jeronim Bazo e sheh ndërtimin e bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë si një mundësi për rizhvillimin e flotës së avionëve luftarakë shqiptarë, të cilët sot nuk ekzistojnë më.

Ky është një lajm shumë i mirë dhe ia vlen të përshëndetet. Kjo do të thotë që Shqiëpria është një vend partner i NATO-s ia vlen të besohet dhe më pas jepet ky hap plus sa i takon operacioneve të NATO-s, përgatitjeve, operacioneve të patrullimit policor etj. Është një vullnet i konsoliduar politik për t'iu afruar NATO-s më tepër nga sa jemi sot.

Vullneti do të thotë edhe me vepra, për një infrastrukturë serioze, që të tregosh se je në gjendje ta mbash, të bësh një projekt, ta mbështetës dhe së bashku me fondet e Aleancës ta afrosh këtë bazë taktike ajrore. Infrastruktura ekzistuese është trashëguar nga regjimi i kaluar, siç është edhe baza e Kuçovës. Udhëheqëist politikë kanë këmbëngulur prej kohësh dhe në këtë kuadër është edhe vizita e fundit e Xhaçkës në departametin e mbrojtjes së SHBA.

Share This Video


Download

  
Report form