Report TV - Fusha e Poros ‘bazë’ për avionët e drogës, ja çfarë thonë dëshmitarët

Report TV 2016-03-22

Views 3

Në fushat e Akërnisë dhe Poros në Vlorë vazhdimisht janë dëgjuar zhurma avionësh që fluturojnë por edhe që ulen në këto fusha. Rasti më i fundit i regjistruar dy ditë më parë, duket se nuk ka qenë i vetmi, pasi dëshmitarët, por edhe gjurmët e rrotave të avionit janë të dukshme në këto sipërfaqe.

Fusha që shikoni në këto pamje është pikërisht vendi ku mengjesin e se dieles ka zbritur avioni, i cili eshte larguar menjehere pa arritur te kapet nga policia edhe per shkak te terrenit te veshtire te pakalueshem per makinat. Nderkohë zona më parë ka funksionuar si bazë ushtarake por është e braktisur prej fillim viteve 90-te . Gjurmet e avionit duken qarte ne fushtat e gjelberuara nga bari , sipas te dhenave pilotet njoftohen me ane te zjarrit se ku duhet te ulin avionet, pasi me pare eshte kontrolluar terreni .

Për avionin e pikasur të dielën, policia shoqëeori tre persona si të dyshuar se kishin lidhje me trafikun e drogës, por më pas u liruan sërish. XHuliano Mehmetaj, rrëfen për Report TV se familjarët e tij janë shoqëruar pa tëdrejtë, pasi ata nuk kanë lidhje me avionët por gjenden në zonë pasi kanë stanin e bagëtive. Por Mehmetaj rrëfen se në atë zonë dëgjohen vazhdimisht zhurma avionësh.

Prej tre ditësh në këtë zonë vihet re një numër i madh forcash policie, të cilat kanë krehur zonën dhe po kërkohen prova të cilat mund të lidhinin rastin e avionit me trafikun e lëndëve narkotike.

Share This Video


Download

  
Report form