Kryeministri Edi Rama në një status në Facebook ka njoftuar se Aleanca Atlantike e Veriut, NATO, do të ndërtojë në Shqipëri një bazë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Rama shkruan se ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë. Kryeministri Rama shkruan se baza ajrore do të ndërtohet në Kuçovë dhe se investimi do të jetë rreth 50 milionë euro. Shqiptarja.com ka mësuar detaje të funksionimit të kësaj baze.