#tvora #rtvoranews
Punimet për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë pritet të nisin shumë shpejt. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë tha se gjatë këtyre ditëve pritet të mbyllet të gjitha detyrimet që ka Ministria shqiptare e Mbrojtjes.
Kollçaku: Shpresoj që këto ditë të mbyllen të gjitha detyrimet nga ana jonë dhe të hapet drita jeshile për procedurat e mëtejshme të themelimit. Do të ketë angazhime të tjera nga Ministria e Mbrojtjes me disa shpronësime. Shumë shpejt do të kemi lajme të mira për të filluar punimet.
Kollçaku nuk preferoi të tregojë se kush do të mbulojë faturën e shpronësimeve, Shqipëria apo NATO, kur u pyet nga kryetarja e Komisionit Felaj.
Kollçaku: Ajo është bazë e NATO-s, investimet kryesore janë të Aleancës, ka edhe angazhime tonat por që janë të papërfillshme.
Sa i takon vendosjes së radarit të ri në Midë që ishte parashikuar të përfundonte në prill, ai dha këtë shpjegim.
Kollçaku: Për Midën nuk është ndikuar nga situata e pandemisë, vazhdojnë punimet, i kam inspektuar dhe vetë personalisht dhe besoj se do të përfundojë në afatet e parashikuara.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/baza-ajrore-ne-kucove-kush-do-te-shpronesoje-banoret-nato-apo-shqiperia
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv