http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, njëherësh zv.drejtues i kësaj prokurorie, Gentjan Osmani.
Prokurori Osmani ka qenë pjesë e treshes së prokurorëve, që iu drejtuan vitin që shkoi Kuvendit për arrestimin e Tahirit.
Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dy ditë më parë, KPK-ja hetoi një apartament me sipërfaqe 96 metra katrorë të blerë në vitin 2017 për 82 mijë euro, ku si burim të ardhurash janë deklaruar shitja e një apartamenti 1+1 me sipërfaqe 62 metra katrorë për 80 mijë euro, si edhe 2 mijë euro kursime familjare.