Ora News - Klosi-bizneseve: Mos abuzoni me çmimet, transparencë me turistët!

Ora News Lajme 2018-08-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi dhe Ditmir Bushati kanë bërë një vizitë në plazhin e Velipojës ku kanë dhënë një mesazh për të gjithë sipërmarrësit. Ata i kanë kërkuar që të jenë transperentë me turistët dhe të mos abuzojnë me çmimin.

Çelësi i suksesit të zhvillimit të turizmit, tha ministri Klosi, është balanca e çmimit me cilësinë dhe respektimi i ligjeve.

Klosi: Shteti ashtu siç ju ka mbështetur në aktivitetin tuaj,do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv, të keni në kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e çmimeve, abuzimet me çmimet prandaj do t'ju kërkojmë në radhë të parë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në cdo restorant apo hotel, lista cmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar, përsa I përket cmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet përsa i përket ligjit, pasi unë mendoj që një dhe vetëm një është celësi i suksesit;zbatimi i rregullave nga të gjithë.

Shteti ashtu sic ju ka mbështetur për të pasur një aktivitet të qenësishëm dhe pozitiv do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv, të keni në kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e cmimeve, abuzimet me cmimet prandaj do t'ju kërkojmë në radhë të parë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në çdo restorant apo hotel, lista cmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar përsa i përket çmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet përsa i përket ligjit, pasi unë mendoj që një dhe vetëm një është çelësi i suksesit; zbatimi i rregullave nga të gjithë, pariteti dhe ndershmëria në zbatimin e ligjeve dhe të barabartë për të gjithë.

Duke bërë analizën e problematikave të këtij sezoni ministri Klosi theksoi se plazhi i Velipojës është shumë herë më i pastër se vitet e shkuara, ndërsa është bërë një punë shumë e mirë për vendosjen dhe zbatimin e sinjalistikës ujore. Ministri Klosi cilësoi arritje ngritjen e kullave të vrojtimit dhe angazhimin e 250 vrojtuesëve duke minimizuar jetën e humbura në det, por kreu i Turizmit u riapeloi bizneseve të pranishëm në takim se është pikërisht detyrimi i tyre ligjor për vënien e rojeve të certifikuara.

Drejtuesi i qarkut Shkodër, Ministri Ditmir Bushati u ndal tek disa problematika që ngritën përfaqësuesit e biznesit. Ai i ftoi ata që të bëhen pjesë e këtij koalicioni të madh ndërveprimi dhe të kontribuojnë për zhvillimin e përbashkët në të mirë të gjithë komunitetit. Për Ministrin Bushati roli i pushtetit lokal është i pazëvëndësueshëm.

Dy ministrat inspektuan në Velipojë qendrën shëndetësore të shtuar këtë sezon turistik në shërbim të pushuesve. Qendra ofron shërbime në 24 orë në 7 ditë të javës.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/klosi-bizneseve-mos-abuzoni-me-cmimet-transparence-me-turistet

Share This Video


Download

  
Report form