Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Lezha, ministri Blendi Klosi përsëriti thirrjen ndaj bizneseve që të mos derdhin ujrat e zeza në det. Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se pas 1 qershorit subjektet që nuk trajtojnë ujërat e ndotura do të përballen me forcën e ligjit.
Pas datës 1 qershor do të ketë ndëshkime ndaj bizneseve që derdhin ujërat e zeza në det.
Nga Lezha, Ministri Klosi përsëriti se forca e ligjit do të jetë e ashpër për subjektet që nuk i binden apelit.
Në Tale, kreu i Turizmit dhe Mjedisit inspektoi nga afer teknologjinë që po implementon një resort turistik në bregdetin për të trajtuar ujërat e ndotura, ndërsa shtoi se edhe bizneset e tjera duhet te vendosin impiantet e depurimit.
Klosi: Nga data 1 qershor ne do të veprojmë me të gjithë institucionet që shfrytëzojnë ujin e detit, qofshin ato private apo shtetërore, që nuk kanë depuratorë për trajtimin e ujërave të zeza.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit theksoi se qeveria nuk do të tolerojë më subjektet qe nuk zbatojnë lejen mjedisore dhe që nuk trajtojnë ujërat e zeza dhe mbetjet urbane.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/klosi-thirrje-bizneseve-mos-derdhni-ujrat-e-zeza-ne-det-penalitete-pas-1-qershorit