Nga data 1 gusht të gjitha gjykatat në vend mbyllen. Në ditët e fundit të punës, në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishin ndër seancat më të rëndësishme, çështja e Emiljano Shullazit dhe e gjyqtarit Shkëlqim Miri. Të dyja këto seance janë shtyrë pasi në gjyqin e Shullazit mungonte avokati, ndërsa për seancën e radhës ndaj Shkëlqim Mirit, mungonte Prokurori.
Gjyqi për shullazin dhe për të ashtuquajturin grupin e tij, është në fazën e konkluzioneve përfundimtare dhe seance e radhës pritet të zhvillohet në 11 shtator. Kjo ishte hera e pestë që shtyhej séance për Emiljano Shullazin. Për këtë arsyje Gjykata e Krimeve të rënda vendosi që të pezulloi afatet e paraburgimit për 5 të pandehurit, për shkak se në të 5 rastet mungonin avokatët.
Për këtë arsyje koha e qëndrimit në burg për muajin gusht, Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, nuk do tju llogaritet si paraburgim. Ndërsa për gjyqtarin Shkëlqim Miri, i cili akuzohet për korrupsion, kanë qenë të shumtë familjarët që morën pjesë në seancë, por gjyqi nuk u zhvillua dhe u shty për në shtator.