Ora News - Në 2020, Censusi për popullsinë dhe banesat, në pyetësor edhe feja

Ora News Lajme 2018-07-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas 9 viteve, INSTAT do të numërojë popullsinë dhe banesat në vendin tonë për të gjeneruar statistikat e reja demografike. Përpara se të nisë në terren procesi, INSTAT po konsulton draftin e ri me grupet e interesit ndërsa për herë të parë pyetësori do të përmbajë pyetje për besimin fetar dhe etninë.

Në 2020 Shqipëria do të ketë statistikat e reja zyrtare për numrin e popullsisë, banesave, etninë, ekonominë dhe religjionin.

Pas vitit 2011, INSTAT parashikon që Censusi i Popullsisë dhe Banesave të realizohet më të njëjtën metodologji, atë të përpilimit të pyetësorit dhe më pas realizimin e intervistave në mënyrë të drejtëpërdrejtë me banorët.

Por ky numërim do të vijë me një bazë të re ligjore, draft i cili po konsultohet me grupet e interesit dhe dokumenti pritet të jetë i plotë në shtator të këtij viti.

Drejtorja e INSTAT, Delina Ibrahimaj, thotë se pyetësori do të ndahet në dy shtylla; në pyetje të detyrueshme dhe jo të detyrueshme.

Delina Ibrahimaj: Pyetësori është ndarë në dy shtylla, pyetjet thelbësore të cilat janë të detyrueshme dhe pyetjet jo thelbësore të cilat nuk janë të detyrueshme për tu përgjigjur.Blloqet e pyetjeve janë për karakteristikat gjeografike, për karakteristikat demografike, për migracionin, për karakteristikat ekonomike të popullsisë, për personat me aftësi të kufizuar, ka disa pyetje për karakteristikat e bujqësisë dhe për karakteristikat etnokulturore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-2020-censusi-popullsine-dhe-banesat-ne-pyetesor-edhe-feja

Share This Video


Download

  
Report form