Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Puka ka edhe biznesmen nga Tirana që kanë lënë kryeqytetin për qytetin verior. Xhimi Begeja, pronari i Hotel Pukës për Tonight Ilva Tare shprehet optimist se me investimin në një park aventurash, turizmi në Pukë do të marrë një hov të rëndësishëm.
Begeja: Kam 12 vjet që kam ardhur, fillimisht për birrën.Doli në shitje punishtja e birrës që ishte bashkë me turizmin, u puqën bashkë të gjitha dhe morëm përsipër të investonim këtu. Më thoshin: Çdo ti në Pukë? Ke luajtur mendsh!Me lekun tim, investimin tim investova në një qytet të varfër si Puka. Tre vjet përpara se të investoja prindërit e mi i sillja këtu për të veruar, duke parë që klima u bëri shumë mirë, thashë po e provoj.
Kur kam ardhur unë Puka ka qenë 10 mijë banorë, tani janë 4 mijë.Nuk kishte infrastrukturë, mungesa e dritave, rrugëve por natyra ngeli e virgjër. Tani po kthehet kjo traditë, çdo gjë ka kohën e vet. Doja të sillja turistët që në 2006, nuk vinin. Tani jemi në kohën e duhur por paralelisht duhet të shtohet dhe ndonjë investim.
Liqeni ka qenë një pellg i vogël, u vendos një digë dhe u zmadhua si liqen. Është bërë disiplinimi i ujërave të zeza dhe të bardha. Është ujë qelibar që rrjedh nga bjekshët e Tërbunit dhe kodrat përreth. Kemi menduar që kjo zona këtu do bëhet për tu larë, është pishinë natyrale se ka një vetëfiltrim natyral.Është i ftohtë se është ujë i rrjedhshëm.
Për të sjellë një familje këtu është e rëndësishme të krijojmë atraksionin. Kemi menduar të bëjmë një park aventurash me lodra të ndryshme që kanë lidhje me natyrën për fëmijët, por në këto lodra pse mos të luajnë prindërit me fëmijët. Të shkojmë deri tek kodrat e Terbunit. Na mërzitet mali, kemi një parajsë fantastike 20 minuta larg, Komani.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/biznesmeni-qe-la-tiranen-puken-do-bejme-nje-park-aventurash-te-gjitha-moshat