Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetmia është konsideruar sfida e jetës moderne. Shqipëria nuk bën përjashtim nga kjo ndjenjë në kohën kur të dhënat për fëmijët e braktisur tregojnë rritje dhe gjithnjë e më shumë të moshuarit po shkojnë drejt azileve. Për tu marrë drejtë për së drejti më këtë kategori, në Britani u krijua një ministri për të vetmuarit, ide që duket interesante edhe për të rinj të vendin tonë.
Varfëria më e madhe e njeriut është vetmia dhe të ndjerit i parëndësishëm. Ndoshta Nënë Tereza e ka thënë këtë shprehje pa e provuar kurrë se çfarë është kjo ndjenjë, që për psikologët çon drejt depresionit. Me stilin e ri të jetës, ky fenomen prek të rinjtë, të cilët hë për hë, janë mësuar me jetën shumë individualiste që bëjnë.
Shqipëria nuk ka një numër të saktë personash që vuajnë vetminë, por sipas statistikave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, jemi një vend jo i lumtur, duke u renditur në vendin e 109 nga 155 shtete.
Pasojat e palumturisë, janë vetmia dhe braktisja. 40 fëmijë braktisen që sa lindin në një nga maternitetet e kryeqytetit dhe 28 janë qendrat sociale ku gjejnë strehim personat e vetmuar. Një nga këto, është qendra polivalente në Kamëz, që i shërben 40 të moshuarve. Një prej frekuentuesve, prej 15 viteve është edhe Dashamira Fifa
Dashamira është 84 vjeç dhe pas vdekjes së bashkëshortit, fati i rezervoi një jetë të vetmuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kerkohet-minister-vetmine-fenomeni-global-qe-po-prek-te-gjitha-moshat