Ora News - Shkarkohet gjyqtari i Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi

Ora News Lajme 2018-07-30

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vettingu ka goditur një tjetër anëtar të Gjykatës së Lartë, duke e vënë këtë institucion në vështirësi për funksionimin e saj. Komisioni i Pavarur i Kulifikimit shkarkoi gjyqtarin, Shkëlzen Selimi, referuar komponentëve të pastërisë së figurës. Sipas KPK-së, Gjyqtari i Lartë, kishte dy kontakte me individë të pa papërshtatshme dhe që dyshohet të jenë pjesë e krimit të organizuar. Vetë gjyqtari ditë më parë e quajti procesin të manipuluar, ndërsa sot nuk mori pjesë në seancë.

Para trupës së Komisionit të Pavarur të Kulifkimit të martën doli një tjetër anëtar i gjykatës së lartë Medi Bici, ku iu evidentuan probleme me pasurinë. Sipas raportit të ILDKPKI-së dhe hetimeve të komisionit, Bici rezulton me pasaktësi, deklarim të rremë, fshehje dhe mosjustifikim pasurie.Të paqarta për të ishin burimet e financimit për ndërtimin e një vile 4 katëshe në Tiranë dhe 10 mijë euro të marra nga vëllai i tij, me argumentin për të shkolluar fëmijët.

Bici, paraqiti 11 dokumenta shtesë para turpes së komisionit të pavarur, ndërsa akuzoi ILDKPKI-në, se ka gabuar në përllogaritjen e pasuisë së tij. Bici prendon se gjithçka e ka transparente ndërsa tha se e gjithë pasuria e tij është verifikuar dhe mbështetur me dokumenta konkret.

Bici: Shtëpinë e kam ndërtuar për tre vjet për shkak të mundësive të vogla financiare. Edhe punëtorin e kam bërë vetë. 20 milionë lekë ka kushtuar e gjitha dhe nga 1997 e në vazhdimësi nuk kam vënë më dorë për shkak të pamundësive financiare. Vëllai më ndihmoi për shkollimin e fëmijëve sepse në atë kohë bashkëshortja mbeti pa punë. Shtëpinë e kam në lagjet më të varfra. E kam fituar si pasuri në vitin 1986 dhe mezi e kam mbyllur në vitin 1997. Pasaportat biometrike që ne disponojmë nuk kanë asnjë vulë në doganë, përveç të Kosovës e Maqedonisë. Këtu kemi bërë pushime se nuk kemi pasur mundësi. Jam gjyqtari më i vjetër dhe në 1997 jam shpallur gjyqtari i vitit.

Gjytari i Gjykatës së Lartë duke iu përgjigjur interesit të medias, foli për vështirësinë në të cilin është vendosur ky institucion.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkarkohet-gjyqtari-i-gjykates-se-larte-shkelzen-selimi

Share This Video


Download

  
Report form