Përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale është një tjetër fokus i qeverisë shqiptare që sipas ministrit Damian Gjiknuri tashmë ka kaluar në fazën e zbatimit konkret. Gjiknuri pa nga afër punimet që po bëhen për rrugën e fshatit Pilur në Himarë.
?Investimet deri tashti kanë shkuar kryesisht në zonat bregdetare, por pak nga pak edhe programi jonë i Rilindjes Rurale do të çojë në një infrastrukturë më të përmirësuar në fshatra. Ky është një shembull konkret që një infrastrukturë kaq shumë e munguar për fshatin e Pilurit po bëhet realitet?.
Një tjetër hap i zhvillimit të turizmit në këtë zonë janë edhe projektet që përfshijnë vizitorët në aktivitete sportive. I tillë është edhe Pika e Aventurës në Jalë e ngritur me mbështetjen e pjesshme të qeverisë gjermane nëpërmjet fondacionit GIZ në Shqipëri
?Qëllimi është që të zgjatet sezoni turistik, të vijnë njerëz që i pëlqejnë këto sporte, të vijnë të huaj të cilët nuk duan vetëm bregdetin shqiptar, por duan të kenë një paketë më të diversifikuar. Unë kam kënaqësi që e mbështes këtë iniciativë dhe jemi bindur që kjo do të shtrihet në shumë pika të tjera të zonës?, theksoi Gjiknuri.
Ndërsa ministri i Mjedisit, Blendi Klosi tha se ?sot akoma jemi në fazën që turizmi trajtohet si një shërbim. Ne padyshim në qoftë se nuk e kthejmë turizmin në një ekonomi, ekonomi e cila prodhon të mira, prodhon para, prodhon punësim nuk do jemi aty ku duhet.?
Një tjetër projekt i financuar nga qeveria gjermane për mbrojtjen e trashëgimisë dhe natyrës po zbatohet ne Vlorë, Himarë dhe Konispol me synim zhvillimin e integruar të bregdetit të jugut.