Mungesa e infrastrukturës ka ngritur në protestë banoret e fshatit Adriatik në Kurbin. Në shenjë revolte ata bllokuan rrugën që lidh fshatin e tyre më supestradën Mamurras-Milot. Sipas banoreve ky segment rrugor është tejet i amortizuar, duke ju vështirësuar lëvizjen dhe është bërë shkak dhe për aksidente me pasoja në jetë njerëzish. Ata thonë se dëmtimi i rrugës ka ardhur nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe kjo situatë ka penalizuar bujqësinë dhe turizmin.
"Kemi dalë në protestë për rrugën se është për faqe të zezë. Taksat për makinat merren. Asnjë nuk interesohet për ne. Asnjë nuk interesohet se si jemi ne a kemi rrugë a kemi për të ngrënë për të pirë, ne pimë ujë të qelbur nëpër puseta. Kurse taksat i marrin. Nuk është vënë dorë në këtë rrugë bëj thirrje që të rregullohet. Pa këtë rrugë ne nuk kemi si të shkojmë në spital dhe nuk mundemi të shkojmë në treg për të shit prodhimet tona", thotë një banor.
Banoret kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave dhe bllokim të zgjedhjeve, pasi sipas tyre pushteti vendor dhe ai qëndror e kanë lënë në harrese këtë zonë. Rruga Adriatik-Superstrade me gjatësi 10 km është ndërtuar 8 vite më parë, por cilësia e dobët e punimeve ka bërë që ky aks të dëmtohet në një kohë të shpejtë.