Shkelzen Selimi para vetingut: Procesi ndaj meje i paragjykuar, KPK hedh poshtë kërkesën e tij

Report TV 2018-07-27

Views 1

Është zhvilluar sot seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.Trupa gjykuese për Selimin, përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja. Vetë Selimi ishte i pranishëm në sallë në nisje të seancës dhe më pas u largua.Selimi bëri një kërkesë paraprake para KPK-së, ku tha se seanca dëgjimore në ngarkim të tij duhet të pezullohej dhe të hetohej nxjerrja e informacionit konfidencial. Sipas gjyqtarit, materiale sensitive për publikun dhe të mbrojtura me ligj, kanë dalë në media. Gjyqtari kërkoi nisjen e procedurës hetimore. KPK pezulloi seancën dhe trupa gjykuese vendosi të mos pranonte kërkesën e Selimit. Pas njohjes me vendimin, gjyqtari Shkëlzen Selimi tha se seanca është e paragjykuar, dhe u largua nga salla. KPK tha se fillimisht duhet të dëgjohej relatorja e më pas gjyqtari do të kishte mundësi të kundërshtonte apo të provonte të kundërtën.

Share This Video


Download

  
Report form