Ora News - Gjyqtari, Bledar Abdullai, probleme me deklarimin e pasurisë së bashkëjetueses

Ora News Lajme 2018-07-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai, i cili është kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor po përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Komisioni konstatosi disa gjetje ne lidhje me deklarimin e pasurisë së bashkëjetueses së tij. Vendimi për Abdullain pritet të jepet në 30 korrik.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai, i cili është njëkohësisht edhe kandidat për Keshillin e Lartë Gjyqësor u paraqit sot në seancën dëgjimore para Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit, i shoqëruar eedhe nga avokati Artan Hajdari.

Kontrolli për të ishtë bërë mbi bazën e tre kritereve, pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës.

Në lidhje me pasurinë, ILDKPKI ka dorëzuar një raport më konstatimin se deklarimi nuk është i saktë dhe në përputhje me ligjin.

Nga hetimet është konsatuar se prindërit e zotit Abdullai janë investitorë të një fondi në një bankë të nivelit të dytë, bashkëshortja e tij për vitet 2014-2015, ka evidentuar pasuritë veçmas, por pa deklaruar asnjëherë se çfarë dispononte.

Pikat që mund të cënojnë gjyqtarin Abdullai janë pasuria me mungesë burimesh të ligjshme sipas KPK-së e bashkëjetueses, mungesa e llogarive bankare deri në vitin 2016, vonesa në dhënien e vendimeve dhe lirimin e një të burgosuri të kapur me drogë, të cilin Apeli e ktheu në burg.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjyqtari-abdullai-ne-rregull-me-deklarimin-e-pasurise-por-i-prishin-pune-familjaret

Share This Video


Download

  
Report form