Ora News - Ja kush janë dy personat e tjerë që OFL kërkon deklarimin e pasurisë

Ora News Lajme 2020-02-06

Views 2

#rtvora #oranews

Oficerët e Operacionit Forca e Ligjit, i kanë dërguar kërkesë për deklarim pasurie dy personave në Durrës dhe Elbasan.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja e OFL, Eljesa Breca tha se bëhet fjalë për shtetasit:

- P. D., me banim në Durrës, pasi rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale ?Trafik i qenieve njerëzore?.

- S. Ç., me banim në Elbasan, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

"Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre", tha zëdhënësja.

Pas vlerësimit nga ana e SPAK, do ti kërkohet Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

OFL thotë se me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme. Ndërsa sqaron se vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Në sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre do të kalojnë të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në Ligjin Special.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ja-kush-jane-dy-personat-e-tjere-qe-ofl-kerkon-deklarimin-e-pasurise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form