Leku qendron “i forte” edhe pas nderhyrjeve

RTV KLAN 2018-07-26

Views 0

Edhe pse Banka e Shqipërisë vazhdon programin e ndërhyrjeve në tregun e këmbimit valutor, leku vijon të qëndrojë i fortë përballë monedhave kryesore: Euros dhe Dollarit.

Përgjatë javës së fundit, monedha e përbashkët europiane nuk ka arritur të kalojë nivelin e 126 Lekëve, kuotë e njëjtë me atë të muajit Qershor kur nisi blerja e valutës së tepërt nga banka qendrore.

Për ekspertët kjo situatë lidhet me prurjet e kërkesës për lekë nga turistët. Ardian Civici thotë se nëse nuk do të ishte ndërhyrë, sot leku do të ishte akoma dhe më i fortë.

Por edhe pse vlera e monedhës kombëtare është rritur, oferta e turizmit shqiptar këtë vit është më e shtrenjtë.

Ekonomistët analizojnë  se kursi i këmbimit nuk do të pësojë ndryshime të dukshme deri në fund të shtatorit. Nëse duhet të presim ekuilibra të rinj në këtë treg, duhet që njëherë të mbyllet sezoni turistik.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS