Report Tv - Përmbytja në Bibliotekë, del shkaku i përmbytjeve edhe zjarrit

Report TV 2018-07-26

Views 0

Instituti i Ndërtimit bën vlerësimin teknik të Bibliotekës Kombëtare një muaj pas përmbytjeve, edhe zjarrit që ra një vit më parë. Përmbytjet para një muaj, sipas raportit, kanë ndodhur për shkak të vjetërsisë së objektit.

Ndërsa, impianti i mbrojtjes nga zjarri ka nevojë për ndërhyrje të thella rikonstruktive. Ekspertët theksojnë se mungon hidrolizimi i bazamentit të themeleve, si dhe i faqeve anësore të bodrumit.

Diçka e tillë nuk është marrë parasysh që në projektim. Sipas tyre, në periudhën kur është krijuar objekti nuk ka pasur një studim të mirëfilltë hidrolologjik për zonën. Prandaj sot Biblioteka Kombëtare gjendet në situatën ku është

Përmbytja

Vjetërsia e objektit, dëmtimet që ka pasur objekti në dyshemenë e tij dhe mosmarrja e masave mbrojtëse, që në projektim janë sipas Institutit të Ndërtimit arsyet kryesore, që ka ndodhur evadimi i ujërave në ambientet e bodrumeve të Bibliotekës.

Në ekspertizë ?faji? kryesor i depërtimit të shiut në Bibliotekë është i mungesës së studimeve hidrologjike dhe i masave mbrojtëse për hidrolizim të objektit për këtë zonë që gjatë projektimit të ndërtesës. Fenomeni i daljes së ujit në dyshemenë e objektit, sipas specialistëve të shtetit ka ardhur, si rezultat i rritjes së nivelit pjezometrik të zonës.

Sipas ekspertëve Biblioteka në themelet e saj, në shtresat e dyshemesë ka pësuar dëmtime dhe nuk e ka mbrojtur praninë e ujërave nëntokësor.

Viti 2017-2018 ka patur reshje të mëdha dhe sezoni i tyre ka filluar shumë shpejt. Sot aktualisht gjendemi në kuotën maksimale të ujërave nëntokësor dhe si rezultat i reshjeve të mëdha në sasi dhe në një kohë të shkurtër (në ditët që ndodhi përmbytja), është rritur prurja dhe niveli pjezometrik i zonës, ku ndodhet dhe tabani i themelit të Bibliotekës.

Share This Video


Download

  
Report form