Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rikonfirmuar masën e sigurisë arrest me burg për 4 të arrestuarit e 3,4 milion eurove të sekuestruara në portin e Durrësit, në dy Toyota Yaris.
Sipas togave të zeza për Edi Likën, djalin e tij Klevin, Arben Çekën dhe Alban Mollaymerin nuk kanë ndryshuar kushtet për t?i lënë të lirë. Në bazë të hetimeve të Prokurorisë këta 4 persona janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, sëbashku me kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi.
Pjesë e grupit për prokurorinë ka edhe te tjerë persona për identifikimin e të cilëve po punohet. Për këtë arsye drejt Anglisë, Belgjikës, Italisë dhe Gjermanisë janë dërguar letër-porosi ku është kërkuar informacione. Makinat ku u gjeten paratë ishin porositur në Belgjikë nga dy kushërinjtë Vladi. Por prokuroria ka dyshime se ata janë vetëm transportuesit e eurove pasi dërguesit dhe pritësit e vërtetë ende nuk janë zbuluar.