Ora News - Gjonaj: Bllokimi i ligjit të magjistraturës përpëlitje e dëshpëruar e opozitës

Ora News Lajme 2018-07-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Drejtësisë doli në një deklaratë për median për të nënvizuar se nuk ka kthim prapa për reformën në drejtësi. Edhe mos dhënien e votës për ndryshimet në ligjin e magjistraturës nga opozita, ministrja Gjonaj e quajti përpëlitje të dëshpëruar dhe të pashpresë të opozitës për të kthyer mbrapsht reformën në drejtësi

Etilda Gjonaj: "Vetingu nuk kapet, nuk përdoret dhe nuk ndalet dot nga askush. Deklaratat për ti mbushur mendjen shqiptarëve që të mund të besojnë se qeveria ka kapur ndërkombëtarët nuk çon askund. Nuk çojnë askund as deklaratat se Shqipëria ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese apo të Lartë. Boshllëku i sotshëm është i përkohshëm dhe i kuptueshëm njësoj si hapësirat e çliruara nga operacioni në trupin e njeriut ku kishin gjetur strehë tumori. Ky boshllëk do të mbushet shumë shpejt. Nuk çon askund as bllokimi i ndryshimeve ligjore në shkollën e magjistraturës, dhënies së mundësisë të plotësohen vendet."

Bllokimi i ndryshimeve ligjore ishte një përpëlitje sa e dëshpëruar aq e pashpresë për të kthyer mbrapsht reformën në drejtësi. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë dhe ne do të jemi deri në fund garant të reformës që po bën historinë. Asgjë dhe askush nuk e bllokon dot këtë rrugë. Asgjë nuk ishte e paparashikuar, përfshirë dhe këto vonesa artificiale nga një opozitë artificiale."

Nuk rishikojme ligjet e drejtesise

Ministrja e Drejtësisë bëri të qartë se mazhoranca nuk do të pranojë rishikim të ligjeve të drejtësisë, teksa ngërçin e krijuar në gjykatat më të larta të vendit, atë Kushtetuese dhe gjykatën e Lartë e cilësoi të përkohshëm dhe të kuptueshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjonaj-bllokimi-i-ligjit-te-magjistratures-perpelitje-e-deshperuar-e-opozites

Share This Video


Download

  
Report form