Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
12 automjete te blinduara i janë dhuruar Forcave të Armatosura Shqiptare. I pranishëm në ceremoni ambasadori Donald Lu tha se mjetet e blinduara janë një ndihmë e vogël për FA, ndërsa ka vlerësuar qeverinë shqiptare për rritjen e buxhetit për mbrojtjen.
Qeveria Amerikane i ka dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 12 automjete të blinduara që do të jenë në shërbim të Forcave Tokësore të FA-ve. I pranishëm në ceremoni, Ambasadori Donald Lu vlerësoi faktin që qeveria shqiptare ka rritur buxhetin për mbrojtjen e cila sipas tij bëhet për herë të parë që nga anëtarësimi në NATO në 2009.
Donald Lu: Ushtarët dhe marinarët shqiptarë janë heronj të vërtetë. Kjo nuk ka qenë kurrë më e qartë se javën e kaluar, kur marinarët shqiptarë në anijen Oriku shpëtuan jetën e 100 refugjatëve sirianë përfshirë edhe 39 fëmijë. Anija Oriku ka shërbyer në operacionin detar të NATO-s në detin Egje vitin e kaluar. Gjatë kësaj kohe ata shëptuan jetën e më shumë se 800 personave. Si aleati juaj i NATOs jemi krenarë të shohim ministren tuaj të re të Mbrotjes dhe shefin e shtabit të investojnë në investimin e së ardhmes së FA. Ata investojnë fonde, për herë të parë që kur Shqipëria u anëtarësua në NATO në 2009. Po shohim një rritje të madhe të buxhetit të mbrojtjes. Mbi 8 miliardë lekë më shumë se vjet. Kjo është një përparësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës, e presidentit e kryeministrit dhe e Kuvendit. Ju lumtë! Në muajin janar departamenti i Mbrojtjes do të presë ministren tuaj të Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe një delegacion në Pentagon për të diskutuar si mund të zgjerojmë marrëdhëniet tona ushtarake dhe të rrisim mbështetjen tonë në FA shqiptare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/amerika-i-dhuron-ushtrise-shqiptare-12-mjete-te-blinduara