Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilltarët e opozitës në Këshillin bashkiak të Tiranës kanë qëndruar vetëm pak minuta në mbledhjen e fundit për këtë sesion, duke u larguar nga salla.
Largimi i tyre erdhi pas debatit që patën me kryetarin e Këshillit lidhur me rendin e ditës.
Një prej këshilltarëve të PD-së nuk iu lejua të fliste jashtë rendit të ditës rreth çështjes së Teatrit Kombëtar.
Maxhoranca vijoi me mbledhjen, ku i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku Veliaj.
Veliaj: Po dëgjoja çfarë thoshin kolegët e opozitës që mu duk si audicion për teatrin. Me kë bëni teatër? Me ne?Kujt i thonë këta që ju dhemb për pronën publike? SHQUP-in ja morën privatit. Vetë thonë, Robert Ndrenika dhe Luftar Paja aty të rrinë tek tallashi, ndërsa ne do marrim zyra tek SHQUP-i dhe e kanë zyrë partie.
Kryebashkiaku njoftoi gjithashtu se "Gjykata e Apelit validoi 6 mandatet e këshillltarëve të këshillit bashkiak".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/teatri-sjell-debat-tek-keshilli-bashkiak-opozita-largohet-nga-mbledhja