http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthimi i reshjeve të shiut ne mesin e verës ka shkaktuar probleme ne bujqësi edhe ne Elbasan. Me te prekurit janë fshatrat Guri i Zi, Benë, në njësinë administrative Labinot Mal.
Kulturat bujqësore më të dëmtuara janë perimet, mollët, arrët dhe rrushi. Fermerët thonë se prodhimet janë shkatërruar.
Administratori i njësisë Labinot Mal, Ruzhdi Pisha shprehet se pushteti lokal do të beje të gjitha verifikimet ne terren për të dëmshpërblyer fermerët.
Dëme më të vogla nga moti i keq i shoqëruar me stuhi, janë shkaktuar edhe në mjaft fshatra të tjerë të Qarkut të Elbasanit.