Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rovena Gashi, prokurorja e pezullua nga Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku nuk arriti të kalojë vetingun.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit lexoi sot vendimin ndaj prokurores Rovena Gashi.
Vetë prokurorja nuk ishte e pranishme në seancë kur u dha vendimi, ashtu si në seancën dëgjimore,(20 korrik) ku përmes një shkrese mbi 20 faqe dorëzuar trupës gjykuese të KPK deklaronte se refuzonte të paraqitej duke hedhur aludime se vendimi ishte paracaktuar para se të caktohej seanca.
Trupi gjykues përbëhej nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj.
Ish drejtuesja e njësisë për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe bashkëshorti i saj, Dritan Gina janë në hetim për fshehje pasurie.
Më herët ata janë pezulluar nga kryeprokurorja Arta Marku.
Lexo dhe: KPK kalon në sitë pasuritë e Rovena Gashit, hetohet dhe pasuria e të atit
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kpk-shkarkon-prokuroren-rovena-gashin