Ora News - Masa e sigurisë, mbërrijnë në gjykatë grabitësit e karburanteve në Fier

Ora News Lajme 2018-07-25

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Fierit pritet të japë sot masën e sigurisë për 31vjeçaren Anna Malaj dhe kushëririn e saj Emiljano Grembi, 22 vjeç.

Dy të rinjtë akuzohen për grabitjen e tre karburanteve në Fier e Mallakastër.

Malaj dhe Gembi nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur një karburant në Levan, ku morën 30 mijë lekë të reja, ngjarje e ndodhur më 2 korrik.

Ndërsa më datat 7 dhe 15 korrik, ata tentuan të grabisin të armatosur e të maskuar dy karburante në Mallakastër dhe lagjen '1 Maji' në Fier.

Historia bëri bujë, pasi 31 vjeçarja Ana Malaj, është e vetma grua e arrestuar vitet e fundit në vendin tonë për grabitje me armë zjarri.

Policia sekuestroi një makinë, një armë gjahu, 4 targa të falsfikuara e doreza që përdoreshin nga dy kushërinjtë grabitës.

Ata tashmë akuzohen për veprat penale "Vjedhja me armë", e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/masa-e-sigurise-mberrijne-ne-gjykate-grabitesit-e-karburanteve-ne-fier

Share This Video


Download

  
Report form