Ora News - Zjarri në Greqi, drejtuesit e lartë shqiptarë shprehin solidaritet

Ora News Lajme 2018-07-24

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një kohë që zyrtarisht në Greqi janë shënuar zyrtarisht mbi 60 viktima drejtues të lartë të shtetit shqiptar kanë shprehur solidaritet me popullin dhe kanë ofruar gadishmërinë për ndihmë.Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër homologut grek të cilit i shpreh ngushëllimet.Ndërsa ministri ijashtëm shkruan se i gjenden pranë popullit grek në këtë situatë të vështirë. edhe kreu i opozitës Lulëzim Basha dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj kanë shprehur solidaritet për viktimat.

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër homologut të tij grek të cilit i shpreh ngushëllimet e sinqerta. Meta shkruan se uron që zjarret të vihen sa më parë në kontroll në mënyrë që të shmangen të tjera viktima

"Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrëfikëse greke. Ju siguroj se në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë"

Ndërkohë ministri për Punët e Jashtme dhe Evropën Ditmir Bushati shkruan se i uron shërim të shpejtë të prekurve nga kjo tragjedi.

"Në këtë moment të vështirë ne jemi pranë fqinjit tonë, Greqisë dhe shprehim ngushëllimet tona për familjarët e viktimave. I urojmë shërim të shpejtë të prekurve nga kjo tragjedi. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke dhe qytetarët shqiptarë të zonave të prekura".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-shprehet-i-gatshem-te-ndihmuar-fqinjin-jugor-te-rrethuar-nga-flaket

Share This Video


Download

  
Report form