Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Tonight Ilva Tare" këtë të hënë është ndaluar në Pogradec për të prezantuar vlerat turistike të këtij qyteti, ku një rëndësi ka edhe infrastruktura. Entela Çano, përfaqësuese e Fondit Shqiptar të Zhvillimit e cila ishte pjesë e panelit tha se ka një investim shumë serioz sa i përket infrastrukturës në Pogradec.
Entela Çano: Ka një investim serioz sa i përket infrastrukturës, sidomos anashkalimit të aksit nacional brenda qytetit. Për këtë është investuar në unazë dhe në by pass, që do të thotë është bërë një segment i ri prej 7.6 km, i cili fillon tek by pass-i i Qafë Plloçës që do të thotë anashkalon komplet aksin nacional dhe përshkon unazën. Kjo ka shumë benefite sa i përket imapaktit ekonomik dhe atij të turizmit. Por benefiti më i rëndësishëm është njeriu, do të thotë impakti shëndetësor dhe siguria e jetës së njeriut.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/entela-cano-investim-serioz-ne-infrastrukturen-e-pogradecit