Ora News - Bushati: Ka strategji të orkestruar që mban peng çlirimin e marrëdhënieve me Greqinë

Ora News Lajme 2018-07-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në konferencën me homologun e tij gjerman, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati foli për ecurinë e marrëveshjes më Greqinë. Ai foli për një strategji të orkestruar për të mbajtur peng marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Bushati: Ne jemi në një dialog intesiv me Greqinë, koha është e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare, në disa raste është kritike. Kemi hedhur hapa substancialë për disa çështje që konsideroheshin deri para pak vitesh tabu. Jemi në tryezë qoftë për kufizimin e zonave detare, ashtu edhe përsa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me menaxhimin e kufirit tokësor, menaxhimin e incidenteve kufitare dhe piramidave. Po nga ana tjetër për fat të keq shohim qartë dita ditës që ka një strategji të orkestruar për ta mbajtur peng dhe për të mos lejuar që marrëdhënia shqiptaro-greke të çlirojë energjinë që ajo mundet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-ka-strategji-te-orkestruar-qe-mban-peng-clirimin-e-marredhenieve-me-greqine

Share This Video


Download

  
Report form