Bushati: Ligji i Luftes me Greqine ekziston, kategorite qe përfitojne nga shfuqizimi

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha mbrëmjen e së martës në ?Opinion? se Greqia ka konfirmuar ekzistencën e Ligjit të Luftës.

Ai tha se Greqia do ta shfuqizojë këtë ligj me një akt të së njëjtës vlerë, teksa më pas listoi edhe kategoritë që do të përfitojnë nga shfuqizimi i këtij ligji.

?Tanimë nuk ka asnjë dilemë për këtë gjë, është konfirmuar edhe nga ministri i Jashtëm grek, është e konfirmuar nga diskutimet intensive në Kretë dhe në Korçë që Ligji i Luftës eksiton dhe në mënyrë që të shfuqizohet plotësisht nuk do të bëhet me një akt të së drejtës greke, ekuivalent me dekretin...Janë tri kategori përfituesish nga shfuqizimi i këtij ligji, pronat e shtetasve shqiptarë, pronat e shtetit shqiptar dhe pronat e shtetasve shqiptarë me kombësi greke, pra minoritetit.?/tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS