Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë mund të shfyqizohet me traktat

Report TV 2015-10-12

Views 2

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati deklaron se ligji i luftës që është në fuqi nga Greqia mund të shfuqizohet me një traktat të ri miqësie. Gjatë intervistës ?5 pyetje nga Babaramo?, Bushati u shpreh se, ekzistenca e ligjit të luftës është konfirmuar nga kanale diplomatike greke dhe kjo ka pasoja ligjore sa u takon pronave të sekuestruara të shqiptarëve por edhe pasoja psikologjike.

Bushati tha se revokimi i këtij ligji do të ishte një shenjë e vullnetit të mirë për përmirësimin marrëdhënieve mes dy vendeve dhe jep edhe rrugën që mund të ndiqet. Ministri shprehet se kjo mund të arrihet me traktat miqësie, që përmban formulimin eksplicit për shfuqizimin e ligjit.

Ndërsa lidhur me kufirin detar, Bushati u shpreh se nuk ka pasur zhvillime të fundit për këtë çështje dhe se rrugën për zgjidhjen e këtij problemi mbeten dy: rinegocim ose e drejta ndërkombëtare.

Por, Bushati bëri një krahasim në rastin e arritjes së marrëveshjes me Italinë për kufirin detar. Ai tha se pavarësisht se terreni gjeografik ishte më i përshtatshëm negociatat zgjatën shtatë vite dhe pati ekspertë ndërkombëtarë, kurse në rastin e Greqisë negociatat zgjatën vetëm një vit e gjysmë kur terreni ishte ndërlikuar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS