Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarët e Lezhes shprehen kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për zhvendosjen e poliklinkës së qytetit nga qendra në periferi. Sipas pacientëve, një veprim i tillë është i papranuëshëm pasi qendra shëndetësore është rreth 2 km larg qytetit.
"Si mund të shkojmë me një të sëmurë, apo me një fëmijë të vogël. Është shumë larg. Njerëzit nuk kanë të gjithë makina të shkojnë, njerëzit nuk kanë bukë të hanë"
Ndërsa për deputeten demokrate në qarkun e Lezhes, Lindita Metaliaj, veprimi i Ministrisë së Shëndetësisë është i nxituar dhe i pakonsultuar me qytetarët dhe bluzat e bardha të poliklinikes së Lezhes.
Lindita Metaliaj Deputete e PD-se Lezhe: Është e turpshme pasi u bë kjo zhvendosje pa konsultim me banorët apo stafin e kësaj poliklinike.
Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, poliklinika e Qytetit të Lezhës është transferuar prej dy javesh në një godinë tjetër në lagjen ?Nënë Tereza?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/poliklinika-zhvendoset-2-km-larg-lezhes-ankohen-qytetaret