Prefekti i Lezhës: Zyrtarët takohen me qytetarët ne kafe dhe jo në zyrat e administratës

Report TV 2019-05-28

Views 2

Në Lezhë janë evidentuar drejtues institucionesh që nuk i presin qytetarët në zyre, por takimet i bëjnë në kafe.

Shqetësimi është ngritur nga prefekti i Lezhës Gjergj Prendi gjatë një takim të zhvilluar me drejtorët rajonal. Sipas tij administrata publike duhet ?shkundur?, pasi situata e deritanishme është e patolerueshme.

Gjatë këtij takimi u kërkua angazhim maksimal në përmbushjen e detyrave të administrates shtetërore për të qenë në shërbim të qytetareve, ndërsa është bërë e ditur se nuk do të ketë tolerime ndaj drejtuesve të institucioneve shtetërore të cilët nuk i përmbushin detyrat që përcakton ligji.

Share This Video


Download

  
Report form