Report TV - 'By**q*ra', kreu i PD në Gramsh kërcënon policët: Mbajeni mend ç'kam për t’ju punuar!

Report TV 2018-07-21

Views 3

Gramsh- Report Tv ka siguruar videon e plotë të konfliktit mes kryetarit të PD-së në Gramsh dhe punonjësve të Policisë. Elmaz Haruni, i shoqëruar me një tjetër shtetas, të quajtur Artur Rodhe me pozicion Sekretar organizativ i PD-së në Gramsh, kanë kundërshtuar urdhërin e uniformave blu për të dalë nga makina e për t?u t?u shoqëruar në Komisariat.

Në momentin që Haruni u ndalua nga Policia, qëllon me grusht xhamin e makinës. Rodhe, që drejtonte mjetin i kthehet ?ça ke me xhamin mor burrë??.

Disa çaste më vonë, Haruni nxehet dhe kërkon të dalë nga makina, pasi thotë se nuk ka bërë asgjë për t?u ndaluar nga policia. Ai ofendon dhe kërcënon uniformat blu. Gjatë konfliktit, nuk kanë munguar shprehjet banale dhe paralajmërimet e herëpashershme se Elmaz Haruni nuk është qytetar i thjeshtë por është kryetar i PD-së në Gramsh.

Ditën e djeshme, Partia Demokratike dhe deputeti Luçiano Boçi ngritën shqetësimin se Policia e Shtetit kishte ndaluar padrejtësisht Elmaz Harunin, për mosvënie të rripit të sigurimit. Deputeti Boçi akuzoi Policinë e Shtetit për një arrestim politik.

"Ditën e zhvillimit të Aktivit të degës së Partisë Demokratike, me pretekstin e mosvënies së rripit të sigurimit, policia private e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt arreston Kryetarin e PD Gramsh Elmas Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege. Ky është një arrestim i pastër politik dhe dëshmi e dorëzimit të policisë para krimit dhe trimërimit të saj pa arsye para qytetarit."-tha Boçi në emër të PD.

Më poshtë mund të lexoni të zbardhur të plotë momentet kur kreu i PD-së Gramsh, kundërshton policët.

Share This Video


Download

  
Report form