Sherri e plotë, mbaje mend çdo të punoj, o by***, kreu i PD Gramsh shan dhe kërcënon policët

Report TV 2018-07-21

Views 7

Gramsh- Report Tv ka siguruar videon e plotë të konfliktit mes kryetarit të PD-së në Gramsh dhe punonjësve të Policisë. Elmaz Haruni, i shoqëruar me një tjetër shtetas, të quajtur Artur Rodhe me pozicion Sekretar organizativ i PD-së në Gramsh, kanë kundërshtuar urdhërin e uniformave blu për të dalë nga makina e për t?u t?u shoqëruar në Komisariat.

Në momentin që Haruni u ndalua nga Policia, qëllon me grusht xhamin e makinës. Rodhe, që drejtonte mjetin i kthehet ?ça ke me xhamin mor burrë??.

Disa çaste më vonë, Haruni nxehet dhe kërkon të dalë nga makina, pasi thotë se nuk ka bërë asgjë për t?u ndaluar nga policia. Ai ofendon dhe kërcënon uniformat blu. Gjatë konfliktit, nuk kanë munguar shprehjet banale dhe paralajmërimet e herëpashershme se Elmaz Haruni nuk është qytetar i thjeshtë por është kryetar i PD-së në Gramsh.

Share This Video


Download

  
Report form