Diplomohen 43 kadetë të rinj, Xhaçka: Nuk do të jenë vetëm oficerë me armë

Report TV 2018-07-20

Views 1

Ushtria shqiptare do të ketë nga sot, 43 oficerë të rinj. 43 kadetë të KPOR, (Kursit të Përgatitjes së Oficerëve të rinj) u diplomuan sot, gjatë një ceremonie, ku e pranishme ishte ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, deputetë të Komisionit të Sigurisë, ushtarakë e familjarë të të rinjve. Gjatë fjalës përshëndetëse ministrja Xhaçka bëri të qartë se këta të rinj të sapodiplomuar nuk do të jenë thjeshtë 43 emra më shumë në organikat e Forcave të Armatosura, por do të jenë 43 vajza dhe djem, të gatshëm për të qenë liderët e ardhshëm të FA, për të promovuar profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim ndaj një kombi të tërë.

Ministrja Xhaçka bëri të ditur se studimi në akademi të tilla u jep mundësi të rinjve të kthehen më pas përfaqësuesit më të denjë të Shqipërisë krah mijëra efektivëve nga vendet aleate të familjes së madhe euro ? atlantike. Duke iu drejtuar prindërve të 43 kadetëve të sapodiplomuar, ministrja e Mbrojtjes tha:

?Shumë prej jush, me të drejtë mund të ngrenë pikëpyetje mbi të ardhmen e fëmijëve tuaj, të sapo diplomuar si oficerët më të rinj të ushtrisë shqiptare. Ju siguroj se secili prej jush duhet të ndihet krenar për vajzat dhe djemtë tuaj nën uniformë, kur t?i shikoni ata, duke përfaqësuar vendin në vendet anëtare të NATO-s. Kam këtu parasysh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfaqësitë tona diplomatike, përfaqësimin në komandat e aleancës në Bruksel, apo në Northfolk, apo dhe në misione të ndryshme të paqes për të përçuar vlerat më të mira të forcave tona të armatosura. Do të jeni krenarë për fëmijët tuaj jo vetëm si oficerë me armë por edhe si financierë, si pedagogë, si mjekë, si juristë, si komandantë, si pilotë, si detarë, të ardhshëm, pse jo edhe si gjeneralë apo si shefa shtabi?.

Share This Video


Download

  
Report form