?Stina e re e PS-së? e quajti kryeministri Edi Rama procesin e riorganizimit të partisë, në mbledhjen e Asamblesë më 18 korrik të këtij viti. Dhe sot Partia Socialiste synon që në Kongresin e Partisë për herë të parë 50% të deleguarve të jenë femra. Në një mbledhje të Forumit të Gruas Socialiste, deputetja Olta Xhaçka bëri thirrje për anëtarësim të grave dhe vajza në strukturat e PS-së, nën moton ?Bashkë për të ardhmen e Shqipërisë?.