Kryetari i bashkisë së Tiranës Erio" />
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erio"/>

Ora News - Pas Beratit, Tirana i jep Presidentes së Kroacisë "Çelësin e Qytetit"

Ora News Lajme 2018-07-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në një takim Presidenten kroate Kitaroviç.Sipas bashkisë së Tiranës palët diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes Tiranës dhe qyteteve kroate, si dhe mundësitë e shkëmbimit të eksperiencave pozitive. Ndërsa në fjalën e saj presidentja Kitarovic u shpreh e impresionuar pozitivisht nga ndyshimet e Tiranës.

Kitaroviç: "U shpreha edhe më herët për median kroate, sa e surprizuar jam me ndryshimet që pashë në Tiranë. Që prej vizitës time të parë këtu në 1993, pashë se sa ka ndryshuar qyteti".

Për të ftuarit, miqtë e Tiranës nderohen me çmimin "Çelësi i Qytetit".

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi rolin që Kroacia ka luajtur dhe po luan për një politikë me dyer të hapura për rajonin e Ballkanit, si zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/presidentes-se-kroacise-i-jepet-celesi-i-qytetit

Share This Video


Download

  
Report form