Veliaj i dorëzon Çelësin e Qytetit komunitetit arbëresh: Tirana, derë e hapur për vëllezërit

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dje në një takim të veçantë një përfaqësi të komunitetit arbëresh, që morën pjesë në aktivitetet e zhvilluara në Tiranë me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ndërsa, falenderoi shqiptarët e Italisë për gjithçka kanë bërë në shekuj për të mbajtur gjallë gjuhën, zakonet dhe traditat shqiptare, kreu i Bashkisë së Tiranës u dhuroi atyre në shenjë mirënjohje ?Çelësin e Qytetit?.
?Ne nuk mund të biem pre e folklorizmit dhe të takohemi çdo 50 vjet për jubile, por duhet ta mbajmë gjithmonë një derë të hapur. Besoj se simboli më i mirë i mbajtjes së një dere të hapur është kur i jep çelësin e shtëpisë. Ndaj dua t'ju dorëzoj, si përfaqësues i të gjithë delegacionit arbëresh, ?Çelësin e Qytetit? të Tiranës, për t?ju kujtuar që kjo është një derë gjithmonë e hapur, jo vetëm kur përkujtojmë Skënderbeun, por çdo ditë, në çdo mot. Shpresoj që ky mot i madh të jetë një simbolikë e fortë për të na kujtuar që kemi humbur shumë kohë të ndarë, por asnjëherë nuk është vonë për ta rikuperuar atë kohë, sidomos me brezin e ri?, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS