Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi i propozon qeverisë shpalljen e malit të Tomorrit, Park Kombëtar. Në një deklaratë të posaçme për mediat theksoi se janë marrë vendime për pezullimin e aktivitetit të dy guroreve. Sipas tij, gjatë verifikimeve në terren ka rezultuar se subjektet kishin ndryshuar koordinatat duke shndërruar malin e shenjtë të Tomorrit në gërmadhë.
Klosi: Mali i Tomorrit do të futet në një vendim të posacëm të Këshillit të Ministrave në zonat e mbrojtura natyrore, historike, kulturore, të trashëgimisë sonë të lashtë, natyrisht do të shpallet një monument i mbrojtur kulture. Leja mjedisore është dhënë me këto koordinata, leja e shfrytëzimit minerare me këto koordinata dhe e gjithë zona e malit të Tomorrit është shndërruar në një gërmadhë mjedisore. Turp për këdo besimtar ose jo i asaj zone, apo për të gjithë ata që besojnë se mali i Tomorrit është një destinacion i drejtë turistik.
Klosi akuzoi dhe gjykatën e Vlorës për vendime të padrejta.
Klosi: Dy shkeljet më të rënda që u konstatuan ishin ndryshimi kryekëput i kordinatave të gërmimit nga leja në terren dhe po ashtu mungesa e zbatimit ligjor të detyrimit për të rehabilituar zonën e gërmuar.
Asnjë nga këto biznese nuk kishin sistemuar zonën e gërmuar dhe po ashtu gjelbëruar atë siç ligji e përcakton. Por më shumë se kaq, pothuajse të 10 këto biznese në asnjë rast nuk kanë zbatuar lejen mjedisore duke e shndërruar malin e shenjtë të Tomorit nga një mal legjendar për të gjithë qytetarët shqiptarë në një mal që sot shndërrohet në një gërmadhë të madhe mjedisore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klosi-mbyll-guroret-ne-malin-e-tomorit