Report TV - Elbasan, akuza për korrupsion/ Gazetarët dalin para gjykatës

Report TV 2019-06-16

Views 2

Jepet sot masa e sigurisë pë të arrestuarit e operacionit Krasta dhe dhe gazetarët e vënë në pranga nga përgjimet. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjykatën e Elbasanit. Masat e sigurisë do të jepen nga gjyqtarja Idush Maliqi dhe ajo e AMA-s, Matilda Fetahu.

Pranë gjykatës janë vendosur masa të shumta sigurie ndërkohë që pas nisjes së saj avokatët kanë kërkuar një orë e gjysmë kohë për të shqyrtuar materialet.

Pas disa viteve hetime dhe përgjime u zbardhën dhe u dokumentuan dy ditë më parë tre ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë në Elbasan ku implikohet fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Mema dhe gjithashtu u zbulua dhe goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve dy gazetarë duke sjellë arrestimin e tyre.

Forca të shumta të RENEA-s dhe FNSH-së në dy ditë kryen kontrolle të shumta në Elbasan, në operacionin e koduar ?Krasta? që u finalizua me arrestimin e Florenc Çapjajt, një emër i ky i njohur në botën e krimit, dhe 9 personave të tjerë. Çapja u prangos për akuzën e tentativës së vrasjes të ndodhur 13 vite më parë në qytetin e Elbasanit të ish-policit Fadil Mema.

Të arrestuarit për korrupsionin në AMA
1.    Bledar Karaj,  39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan - Përfaqësues i TV kabllor "Brado" në Bradashesh
2.    Adem Boriçi, 61  vjeç,  lindur e banues në Elbasan - pronari i i televizionit privat kabllor "Brado" me frekuencë në Bradashesh/ Licencën e ka marrë në vitin 2011.
3.    Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë - Ish-Këshilltar në AMA
4.    Suela Musta 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Anëtare e Autoritetit të Medias Audivizive
5.    Izmir Hajdari,  51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Gazetar dhe ish-inspektor i AMA
6.    Artan Drazhi,  34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
7.    Shkëlqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim
8.    Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë - Pronar i  TV kabllor ?Tata Junior?

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS