http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja Nikolla ishte sot në Komisionin e Medias për disa ndryshime në ligjin e arsimit parauniveristar. Por ajo u përball me akuzat e opozitës për gabimet e bëra në dëftesat e mijëra nxënësve.
Nikolla tha se e ka dërguar çështjen në prokurori, ndërsa sqaroi se dëftesat u vonuan për shkak të një gabimi në numrin rendor.
Por kryetarja e komisionit Albana Vokshi, tregoi edhe disa mesazhe që sipas saj i kanë ardhur nga mësues, të cilët janë detyruar të ndërpresin pushimet për shkak të gabimit të bërë me dëftesat.
Ndryshimet në ligjin per arsimin parauniversitar për të cilin komisioni ishte mbledhur parashikojnë ndryshime ne organizimin e Ministrisë, futjen e testimit kombëtar pas përfundimit të klasës së 5- të, si dhe financimet që shkolla mund te marri nga prindër dhe donator.