Gjendet një automjet i djegur në periferi të Shkodrës. Dyshohet se makina iu përket autorëve të vrasjes së ish-policit Boran Bërcama dhe bashkëjetueses së tij, Silvi Ndoci, në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Automjeti është gjetur i shkrumbuar në dalje të qytetit të Shkodrës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për gjetjen e provave që mund ta lidhin makinën e djegur me krimin tronditës në lagjen "Naim Gjylbegu" të kryeqendrës së veriut ku çifti u ekzekutua në sy të djalit 2-vjeçar.