Një automjet i djegur është gjetur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë. Makina e shkrumbuar tërësisht nga zjarri dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale.
Një nga pistat ku po heton policia është ajo se automjeti mund të jetë përdorur në vrasjen e 28-vjeçarit Mario Majollari mbrëmjen e kaluar në Tiranë.
Ai u qëllua për vdekje me tre plumba nga një automjet në lëvizje. Pas ngjarjes, sipas dëshmitarëve, makina është larguar në drejtim të rrugës së Dajtit ku edhe ka humbur gjurmët.