VELIPOJE-Policia Bashkiake e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë një aksion gjatë natës duke bllokuar mbi 1 mijë shezlone dhe çadra pa leje në hapësirën publike në vijën bregdetare. Në operacion kanë qenë 150 forca policie.
FNSH ka kontrolluar disa biznese, ndërsa gjatë sekuestrimit të shezloneve ka hasur qëndresën e pronarëve të bizneseve të cilët nuk kanë pranuar t?i dorëzojnë objektet. Njëri nga personat që është konfrontuar me policinë ka qenë edhe Nikoll Marku, i cili ka qenë ish-kryetari i komunës i Velipojës, pasi policia bllokoi disa shezlone të biznesit të nipit të tij.
Debati në Velipojë gjatë natës për bllokimin e shezloneve
Nikoll Marku: Bashkia nuk është këtu, duhet të vijë bashkia përpara. O vëlla ju keni ardhur politikisht për të na rënë, ne partisë Demokratike, 50 vite kemi duruar, edhe 500 vite durojmë, edhe një vit durojmë, prapë se prapë do të jemi ne këtu, po ju?
N/ drejtori i Policisë Shkodër: Në këtë moment do të vijnë bashkia, kemi ardhur për t?i mbështetur, ja do i marr tani në telefon
Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Po jemi duke punuar more burrë, nëse e bëni këtë veprim në maj dakord
Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Unë do të bind ty, se jam në kohën e duhur. Ti i ke me gjak dhe me i mbajt me gjak dhe do të jesh njeri i respektuar nëse zbaton ligjin, nëse nuk e zbaton...
Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut):Â Ligjin e kam zbatuar
Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Po nëse keni zbatuar ligjin pse i mblodhët?
Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut):Â I mblodha pasi e di se kush jeni ju
Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Zoti Nikoll ka përfunduar koha, që unë unë apo ti të detyrojmë pa ligj, ka një kohë, unë veproj vetëm me ligj
Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Po në 2 të natës vjen policia
Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Ne kemi autorizim, shko ankohu ku të duash, ti ke hallin a do të jetë bashkia
Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut):Â Po bashkia nuk ka ardhur
Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Nëse jeni të paqartë, posta e policisë është atje, ju pres atje, ju që i keni sjellë këta njerëz