Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Shkodra është zhytur nga një mjegullnajë e zezë, ku krimi, korrupsioni, vjedhja, fajdet kanë për qëllim të bëjnë ligjin e t?ia ndryshojnë identitetin këtij qyteti, prandaj e kemi për borxh kombëtar e moral t?i khejmë vlerat e besimit?.
Me këtë mesazh ju drejtua besimtarëve myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, gjatë inaugurimit të një xhamie të re në këtë qytet, tek ura e Bunës.
Muhamed Sytari: Sot kur Shkodra është përfshirë prej një mjegullnaje të zymtë. Ku era e krimit, korrupsionit, mungesës së përgjegjësisë, vjedhjes, shthurjes, përhapjes së fajdeve dhe kamatës, tradhëtisë dhe pabesisë, gënjeshtrës dhe mashtrimit, tendencave përherë në rritje të denigrimit të rinisë dhe zhveshjes së saj nga besimi dhe tabani i familjes, vlerave kombëtare dhe qytetarisë tradicionale, kanë për qëllim të bëjnë ligjin dhe ti ndryshojnë fytyrë dhe identitet këtij vendi. Ne e kemi për borxh moral fetar dhe kombëtar ndaj hakut të tokës sonë të shtrenjtë që të kthehemi përherë e më shumë nga vlerat e fesë dhe besimit tonë. Larg besimit dhe vlerave të tij ky vend nuk ka të ardhme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/myftiu-i-shkodres-krimi-synon-te-beje-ligjin