Samiti i NATO-s, Shqiperia mbeshtet Maqedonine

RTV KLAN 2018-07-11

Views 2

Samitin e NATO-s Edi Rama duket se e ka shfrytëzuar për të biseduar nga afër me krerët e dy vendeve që i thanë jo çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Nga pamjet filmike nga Brukseli, Rama u pa të bisedojë me homologun holandez Mark Rutte.

Në sallën e mbledhjen, vëmendjen ia tërhoqi presidenti Makron.

Në Samitin e Natos, kryeministri Rama tha se mori vlerësime për rolin konstruktiv te qeverisë shqiptare në rajon. Ne një postim në rrjetet Rama shkruan se, "Bruksel, Samiti i NATO-s - Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm".
Mirëpo Samiti i NATO-s i mbajtur në Bruksel, nuk nisi me buzëqeshje për fuqitë kryesore të aleancës ushtarake. Shkak u bë replikat mes SHBA-ve dhe Gjermanisë. Presidenti Donald Tramp sulmoi ashpër Berlinin, duke e akuzuar se është totalisht i varur nga Moska.

Share This Video


Download

  
Report form