Ora News - Kodheli pret homologen maqedonase: Shqipëria mbështet anëtarësimin në NATO

Ora News Lajme 2017-07-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu
Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Shkerinska-Jankovska, ka realizuar vizitën e  parë në Shqipëri.

Në ceremoninë e takimit, Ministrja shqiptare Mimi Kodheli theksoi se Shqipëria do të mbështesë qeverinë e Shkupit në integrimin në NATO.

Kodheli: Vlerësojmë dhe nxisim në vazhdimësi përpjekjet dhe punën e Maqedonisë për reformat në fushën e mbrojtjes. Shqipëria, si një anëtare e NATO-s, ndjek nga afër përpjekjet e Maqedonisë për t?iu bashkuar Aleancën. Në mbështetjen që ne i japim plotësisht aspiratave euro-Atlantike të popullit maqedonas dhe përgjithësisht të vendit tuaj janë ato që ju dini por që do të vazhdojnë. Ne jemi këtu për të thënë që do të vazhdojmë të mbështesim Maqedoninë në rrugën e saj integruese drejt NATO-s.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kodheli-pret-homologen-maqedonase-shqiperia-mbeshtet-anetaresimin-ne-nato/

Share This Video


Download

  
Report form