Hungaria, mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Hungaria mbështet fuqishëm Maqedoninë në rrugën e saj drejt euro-integrimeve. Këtë mesazh përcollën sot në Shkup, kreu i parlamentit hungarez Laslo Kover, sipas të cilit Maqedonia i ka përmbushur tashmë të gjitha kushtet për t'iu bashkëngjitur familjes evropiane. Titullari hungarez, me një dozë ironie tha se Hungaria pret inkuadrimin e Maqedonisë në BE, po aq sa edhe vetë qytetarët e Maqedonisë.
"Hungaria me të gjitha mjetet është e interesuar dhe e gatshme që të mbështesë integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian...I thashë zotit kryetar me një dozë të vogël ironie, se Hungaria e pret me padurim anëtarësimin e Maqedonisë në BE, po aq sa edhe vetë maqedonasit", deklaroi Laslo Kover, kryetar i parlamentit të Hungarisë.
Nga ana tjetër, kreu i parlamentit të Maqedonisë Veljanoski theksoi se krahas çështjeve rreth integrimit është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve ligjvënëse.
"Arritëm marrëveshje që të vazhdojmë bashkëpunimin intensiv parlamentarë që ekziston mes dy parlamenteve, dhe jo vetëm në nivel të krerëve të Kuvendit por edhe në nivel të deputetëve dhe trupave tjerë kuvendorë. Deri tani Hungaria, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, është përkushtuar me gjithë kapacitetin e saj që Republika e Maqedonisë të integrohet edhe strukturat e BE-së dhe NATO-s", u shpreh Trajko Veljanoski, kryetar i parlamentit të Maqedonisë.
Gjatë takimit, u fol edhe për mbledhjen e këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së, që do të mbahet në dhjetor. Kover dhe Veljanovski shprehën bindjen se Maqedonia do të shpërblehet me datën e negociatave. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form