Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke nis nga e mërkura, korriku do të ndikohet nga një mot i qëndrueshëm me diell dhe me temperatura të larta. Prezencë të shirave do të ketë vetëm në zonat malore, por edhe ato nuk do të jenë intensive. Nga instituti i Gjeoshkencave, meteorologu Metodi Marku thotë se temperaturat do shkojnë 33 gradë celsius, kohë e përshtatshme për ata që janë duke pushuar në bregdet.
Marku: Ditët e ardhshme presim që më pak zona të Shqipërisë të preken nga këto paqëndrueshmëri pasditeve dhe në mbrëmje dhe gjithashtu edhe si intensitete këto fenomene do të jenë më të dobëta.
Në parashikimin afatgjatë dhe me të dhënat e tyre, meterologët thonë se edhe shtatori do të jetë një vjeshtë e vonuar, pasi do të mbivotoj një mot i nxehtë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rriten-temperaturat-meteorologu-korriku-i-nxehte-reshje-ne-disa-zona